Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta. Kjo kërkesë e Sveçlës është kritikuar ashpër në vendin tonë.
Por, ishte vetë Sveçla që në nëntor të viti 2022 u premtoi qytetarëve se pas dy muajve do të furnizohen me patentë-shoferë e letërnjoftime.
“Për shkak të mungesës së lëndës së parë për material të dokumenteve duke u thirrur në forcë madhore furnitori ka kërkuar afat shtesë të literimit, pra aktualisht Ministria e Punëve të Brendshme, është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë shofer dhe letërnjoftime dhe pas dy muajve edhe me pasaporta me gjithsej 73 mijë copë”, kishte thënë Sveçla me 17 nëntor në Kuvendin e Kosovës.