Ballina

Sveçla: Kemi dyshime serioze se personeli i manastirit u përfshi direkt në sulmin ndaj Policisë së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2023

Të dielën Policia e Kosovës është konfrontuar me terroristët serb në Manastirin e Banjskës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se janë duke hetuar për përfshirje në aksion të personelit të manastirit.

Nuk mund të them për gjithë pelegrinët, por jemi duke hetuar përfshirjen e personelit të manastirit në gjithë këtë aksion. Ka indicie se ka pasur përfshirje direkte, nuk mund të them më shumë në këtë moment, por jemi duke e hetuar seriozisht edhe në këtë drejtim”, ka thënë Sveçla në Euronews.

Ai ka thënë se në mesin e terroristëve ka pasur edhe rusë.

“Ka dyshime të bazuara se disa prej tyre janë rusë. Në një veturë janë gjetur dokumente ruse”, ka thënë Sveçla.