Lajme

Sveçla dhe Krasniqi për vizitë në veri, shoqërohen nga policia e pinë kafe tek ura

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Mitrovicën veriore dhe kanë pirë kafe në një kafene afër urës kryesore.

Në fund të shëtitores së Mitrovicës kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë siguruar zonën përreth kafenesë.

Pamjet janë publikuar nga kosovo-online.