Lajme

Suspendimi i kryesindikalistit Zeqiri, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2024

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka mbështetur fuqishëm e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ku janë distancuar në lidhje me veprimet e kundërligjshme të Kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Zeqiri është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës me dyshimin se ka kryer veprën penale fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara.

“BSPK e përkrah fuqishëm reagimin e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi që veprimet e Kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Imer Zeqiri, përveç që janë kundërligjore, janë edhe tejet turpëruese dhe tejet të papranueshme në një organizim sindikal kur përgjohen koleget e kolegët, nënkryetarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, gjegjësisht Nënkryetarja e BSPK-së.” – thuhet në njoftim.

“Të përgjuarit e Nënkryetarëve të SPK-së dhe njëherësh Nënkryetares së BSPK-së nga z. Imer Imeri, flasin shumë dhe tregojnë shumë se organizimet e mirëfillta sindikale u pengojnë njerëzve jo parimorë të cilët duan të shkatërrojnë organizimin e mirëfilltë sindikal qoftë me përgjime të kundërligjshme ndaj Nënkryetarëve të SPK-së gjegjësisht Nënkryetares së BSPK-së, qoftë edhe me shpifje ndaj Kryetarit të BSPK-së, siç ishin ato të fundit ku ishte i pranishëm edhe vetë z. Imer Zeqiri.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.