Lajme

Surroi: Aktakuza për Banjskën është ndërtuar mbi informatat e siguruara nga shtetet partnere

By GAZETA SCANNER 1

September 11, 2024

Publicisti Veton Surroi ka komentuar aktakuzën e ngritur sot ndaj grupit të Milan Radoiçiqit për rastin e Banjskës.

Ai ka bërë me dije se aktakuza e Prokuroria Speciale është e qëndrueshme.

Në emisionin në “RTK Prime”, ai ka vlerësuar se kjo aktakuzë është ndërtuar mbi bazën e informacioneve të ShBA-së dhe EULEX-it.

“Pra fakti është se kemi të bëjmë me një aktakuzë e cila është ndërtuar sipas informatave të siguruara nga shtetet partnere, kjo jo vetëm që e forcon aktakuzën si të tillë, por tregon një punë të bashkëpunimit, dhe cila ka me pas një domethënie shumë të madhe në proceset politike dhe juridike”, është shprehur Surroi.