Sport

Supertalenti i Milanit i rri besnik klubit

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2024

Francesco Camarda do të nënshkruajë kontratë të re me Milanin në fund të kësaj jave, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.

“Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri më qershor 2027, dhe është arritur pajtimi ashtu siç është pritur”, ka thënë Romanoja në X.

“Debutanti më i ri në Serie A  ka refuzuar disa oferta nga jashtë për të qëndruar te Milani”.