Sport

Superliga starton sot me dy superduele

By GAZETA SCANNER 1

August 12, 2023

Pas dy muajve pushim, emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehet këtë vikend.

Edicioni i ri i garave starton sot pasdite me dy ndeshjet e para të kampionatit të ri në Superligë, sezon ky që pritet të sjellë duel dramatike në tri frontet; titullin e kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën.

Prishtina – Feronikeli 74 dhe Dukagjini – Malisheva, janë dy duelet e parë që zyrtarisht do ta hapin këtë kampionat.

Dueli mes kryeqytetasve dhe skuadrës nga Drenasi transmetohet në Radio Kosova.

Ndërkaq, të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të javës së parë, ku do të përballen Liria-Ballkani dhe Drita-Llapi, kjo e fundit është derbi i xhiros së parë, sfidë që do të transmetohet në radion numër një, Radio Kosova.

Kujtojmë se ndeshja mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e mysafirëve pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative, raporton Goli.

Superliga / Xhiroja e Parë

Të shtunën takohen:

Prishtina – Feronikeli 74

Dukagjini – Malisheva

Të dielën takohen:

Liria – Ballkani

Drita – Llapi

Fushë Kosova – Gjilani (është shtyrë)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00