Sport

Superliga e Kosovës, sot pritet të zhvillohen dy ndeshje, Ballkani – Feronikeli’74 dhe Dukagjini – Gjilani

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2024

Dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Të dyja ndeshjet do fillojnë nga ora 16:00.

Përballë njëra tjetrës në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani do ta presë Feronikelin’74.

Kurse, në stadiumin “18 qershori” në Klinë do të kenë ndeshje KF Dukagjini dhe Sc Gjilani.

Për sot ishte paralajmëruar edhe loja mes FC Dritës dhe Fc Suharekës, por është shtyrë.