Sport

Superliga e Kosovës në futboll, sot luhen dy ndeshje

By GAZETA SCANNER 1

February 22, 2024

Dje gjatë ditës u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës, kurse sot në program janë vetëm dy.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Dukagjinit dhe Lirisë së Prizrenit, e cila zhvillohet në stadiumin “18 qërshori” nga ora 13:00.

Ndeshja tjetër është ajo mes Fushë-Kosovës dhe Llapit, e cila zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Skuadrës së Tahir Batatinës i duhet fitore patjetër, pasi në rast se merr tri pikë i afrohet për një pikë liderit aktual, Ballkani.