Botë

Sunak: Planifikojmë të rifusim shërbimin e detyrueshëm kombëtar për 18-vjeçarët

By GAZETA SCANNER 1

May 26, 2024

Kryeministri britanik, Rishi Sunak njoftoi se e kanë në plan për të rifutur shërbimin e detyrueshëm kombëtar për 18-vjeçarët.

Kjo nënkupton se të rinjtë do të bëhen pjesë e ushtrisë, ose do të kryejnë shërbime për komunitetin.

Ky plan i Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të realizohet nëse ky subjekt politik i fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Sunak tha se nisma synon të nisë një “shpirt kombëtar” të ngjashëm me atë që ishte parë gjatë pandemisë COVID, raporton Euronews.com.

Nëse do të niste funksionalizimi i planit, 18-vjeçarët do të detyroheshin të ishin pjesë e ushtrisë për një fazë 12-mujore me kohë të plotë, ose të angazhohen në shërbimin komunitar një fundjavë në muaj për një vit.

Skema e cila është vlerësuar të kushtojë afërsisht 2 miliardë e gjysmë paund ose 2.9 miliardë euro, synon t’u sigurojë të rinjve aftësi dhe përvojë pune të vlefshme.

Një gazetë e brendshme e konservatorëve, sugjeroi se të rinjtë mund të arrestoheshin për mospjesëmarrje.