Milani është në kërkim të një sulmuesi të ri për të zëvendësuar Olivier Giroud dhe kandidati i fundit është qendërsulmuesi i Aston Villa, Ollie Ëatkins.
Giroud do të largohet nga San Siro si lojtar i lirë dhe do t’i bashkohet LAFC në MLS në verë, kështu që kërkohet një ‘vrasës’ i ri te kuqezinjtë.
Sipas Calciomercato.it, kuqezinjtë ia kanë vënë syrin Ëatkins, i cili ka realizuar 26 gola dhe 12 asistime në 48 ndeshje për Aston Villa këtë sezon.
Ai kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re deri në qershor 2028 dhe tashmë është 28 vjeç.
Ëatkins ka filluar gjithashtu të depërtojë në skuadrën e Anglisë dhe çmimi i tij mund të rritet nëse ai paraqitet mirë në Euro 2024.
Sipas medieve angleze, çmimi i kërkuar do të ishte afër 80 milionë euro, duke e bërë sinqerisht një marrëveshje të pamundur për Milanin.
Ata kanë pasur sukses me lojtarët anglezë, pasi Fikayo Tomori dhe Ruben Loftus-Cheek kanë bërë një bujë të madhe në Serie A.