Lajme

Sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, lirohet nga burgu Flori Beqiraj

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2022

Flori Beqiraj, i dyshuari për sulmin seksual ndaj aplinistes, Mrika Nikçi, është liruar nga burgu.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se ndaj tij është ngritur aktakuzë për “sulm seksual” javën e kaluar.

Më 30 shtator, Nikçi pati publikuar videon që shfaqte momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.

Kujtojmë se më 1 tetor Gjykata Themelore në Pejë i pati caktuar masën e paraburgimit prej një muajit të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.