Lajme

Sulmoi fizikisht motrën në Rahovec, i dyshuari pas intervistimit lirohet nga policia

By GAZETA SCANNER 1

September 03, 2024

Një grua nga Rahoveci ka lajmëruar në polici vëllain e saj për dhunë në familje. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga vëllai.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rahovec 02.09.2024-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në njoftim.