Lajme

Sulmohet polici në Vushtrri, arrestohen tre persona

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2023

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Vushtrri pasiqë të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë ku më pas njëri nga ta ka sulmuar njërin polic.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se si pasojë e sulmit, polici ka pësuar lëndime trupore me çrast ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.