Lajme

​Sulmohet një infermier në Spitalin e Pejës

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2023

Të dielën, në vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur indinjatën lidhur me këtë akt.

“ Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Institucioneit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor. Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike. Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përseriten”, thuhet në reagim.