Lajme

Sulmohen fizikisht katër kosovarë në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2022

Katër burra kosovarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin Car Llazar në Mitrovicën Veriore.

Sipas, Policisë së Kosovës, dy viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk dihet për sulmuesit.

Raporti i plotë i PK-së:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Sheshi Car Llazar, Mitrovice Veri 28.11.2022-16:40. Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.