Lajme

Sulmohen dy persona nga qentë endacakë në QKUK, gazetari Vitija publikon fotografitë

By GAZETA SCANNER

September 10, 2024

Gazetari Bujar Vitija ka bërë të ditur se janë sulmuar dy persona nga qentë endacakë në QKUK.

Ai ka bërë publike fotografitë e lëndimeve që kanë pësuar këta persona.

E tmerrshme me pa kesi pamje. Komuna e Prishtines por edhe niveli qendror duhet perfundimisht me bo nje zgjidhje per kete çeshtja sa nuk ka pesuar dikush me jete.” – ka shkruar ai.

Njoftimi i tij:

Sot jane sulmuar dy persona nga qente endacak ne QKUK ne afersi te Klinikes se Ortopedise. Paradite nje qytetar dhe pasdite nje teknike e Klinikes se Radiologjise e cila ishte duke shkuar ne Ortopedi per te kryer pune. Te dy me lendime nga kafshimet e qenve dhe nga perpjekja per te ikur.

E tmerrshme me pa kesi pamje. Komuna e Prishtines por edhe niveli qendror duhet perfundimisht me bo nje zgjidhje per kete çeshtja sa nuk ka pesuar dikush me jete.