Lajme

Sulmi me koktej molotovi në veri të Mitrovicës, prokuroria nis hetimet

By GAZETA SCANNER 1

September 17, 2024

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se është angazhuar në hetimin e rastit në veri, ku u raportua përdorimi i një koktej molotovi ndaj një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni për RTKlive ka theksuar se ky akt është cilësuar si “Zjarrvënie” nga prokurori kujdestar dhe është duke u trajtuar me seriozitet maksimal.

“Është njoftuar prokurori kujdestar, është kualifikuar si “Zjarrvënie”. Janë duke u ndërmarrë veprime me policinë që me u siguruar prova dhe me u zbardhe rasti”, ka theksuar Preteni.