Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në Pragë të Çekisë, ku për pasojë humbën jetën 15 persona si dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.
MPJD përmes një njoftimi ka thënë se është thellësisht e tronditur nga sulmi i armatosur, dhe shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe i uron shërim të shpejt të plagosurve.
Sipas të dhënave të deritanishme zyrtare nuk ka shtetas të Republikës së Kosovës në mesin e viktimave dhe as të lënduarve.
MPJD, thotë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë që në momentin e marrjes së njoftimit ka kontaktuar me profesorë dhe studentë të seksionit të gjuhës shqipe në këtë fakultet, të cilët ndodheshin në të njëjtën ndërtesë ku ndodhi sulmi.
MPJD, nëpërmjet Ambasadës në Pragë ka vendosur njoftimin për shtetasit shqiptarë përmes të cilit u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale si dhe ka vënë në dispozicion linjën emergjente telefonike +420 257 217 775, që do jetë në dispozicion 24h për çdo kërkesë për ndihmë konsullore