Lajme

Sulmi i 5, 6 dhe 7 marsit mbi familjen Jashari – Kjo ishte arsye e fortë që as fëmijët dhe as gratë nuk u larguan nga shtëpitë!

By GAZETA SCANNER 1

March 04, 2024

Ciceroni i kompleksi memorial “Adem Jashari”, Xhevat Imeri, në një rrëfim dhënë për dokumentarin ‘Expose’ prodhim i “Gazeta Blic” ka treguar se në momentin e sulmit, në familjen Jashari, ishin prezentë 22 anëtarë të familjes.

I fundit anëtarë që ishte vrarë, ishte Kushtrimi, djali i Ademit.

“Në familjen Jashari konkretisht kur ndodh ngjarja kanë qenë prezent 22 anëtarë. Familja ka patur 30 anëtarë por kur ndodhi ngjarja këtu prezentë ishin 22. Katër prej tyre ishin në Gjermani, sepse në periudhën e ilegalitetit familja kishte vendos nga një djalë në Gjermani me pretekst se çfarëdo që t’iu ndodh të paktën me i’u mbet nga një djalë. Nga kontakti me njerëz që kam këtu meqënëse ka shumë vizitorë, ata e kanë mendu dhe e mendojnë se kjo ka ndodhur rastësisht, por jo, kjo të jep me kuptu se kur familja ka dërgu nga një djal në Gjermani, kjo të jep me kuptu se këtu asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. I kanë dërguar me qëllim se çfarëdo që t’iu ndodhë të paktën t’iu mbetet nga një djal, dhe kjo ka dalë e sukseshme”.

“Në këtë rast i bjen me pas edhe Shabani-Rifatin, Rifati e ka pas Muratin, Hamza e ka pas Bekimin edhe Ademi e ka pas Lulzimin.Del e suksesshme sepse Hamzës edhe Ademit kanë patur fatin me i mbet në jetë vetëm ata djem të cilët kanë qenë në Gjermani. Pasi ndodh sulmi i dytë me 22 janar të vitit 1998, ishin plagosur Iliriana e Rifatit dhe Selvetja e Hamzës, Iliriana ishte më e rëndë e plagosur, fatkeqësisht fabrika e municionit shumë afër familjes dhe ishte e pamundur që mjekët të vinin në çdo kohë në familje. Si koeçidencë Rifati edhe Ademi i kanë patur gratë motra edhe familja merr vendim që dy vajzat e Ademit, Shqipja dhe Marigona dy fëmijët e Rifatit, Iliriana dhe Fazlija, me kalu tek dajt në Vushtrri. Bashkë me ta ishte edhe Kushtrimi, djali i Ademit, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç. Kushtrimi kthehet nga mesi i rrugës me pretekstin se nuk e lë ‘babushin’ vetëm. Në sulmin e fundit, Kushtrimi është anëtari i fundit që është vrarë”, thotë Imeri në rrëfimin e tij për Expose.

Ai tregon se pavarësisht thirrjeve të miqëve, familja së bashku, kishin vendosur mos t’i largonin as gratë dhe as fëmijët nga shtëpia dhe për këtë kishin një arsye të forte.

“Pas këtij sulmi ka patur shumë njerëz që kanë ardhur në familje, edhe të jetës politike, miq e shokë ndoshta prej krejt Kosovës, dhe shumë nga ata ju kanë kërkuar dhe janë mundu që të paktën gratë dhe fëmijët m’i tërheq, por vijnë në përfundim, si familje, edhe gra edhe fëmij që kur të na vriten burrat dhe djemtë, atë çfarë na duhet të jetojmë edhe vendosin për me qëndru.” deklaroi ai.