Volodymyr Zelensky ka thënë se do të inicojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
Presidenti ukrainas tha se forcat e Moskës hodhën më shumë se 40 raketa sot duke synuar disa qytete dhe duke dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat, shkruan Sky News.
Duke konfirmuar se Kievi ka kërkuar takimin urgjent, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi “të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare” të “dënojnë fuqishëm” veprimet e Rusisë.
Ai gjithashtu kërkoi “hapa të menjëhershëm për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës” dhe refuzimin e çdo “zbutjeje” të Vladimir Putinit./