Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim pa e kryer punën e vet komisioni, i cili është emëruar nga u.d drejtoresha e RTK-së. Kështu ka deklaruar kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini pas reagimit të partisë më të madhe opozitare, PDK-së se do të iniciojë dorëheqjen e bordit të transmetuesit publik.
“Në momentin që do të përfundojë ky komision punën dhe do të dorëzojë një raport, ne presim të na vijë propozimi. Pa u kryer kjo procedurë bordi nuk mund të marrë asnjë vendim lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Boletini, i cili edhe një herë ritheksoi, se “Bordi i RTK-së ka shprehur qëndrimin e qartë lidhur me shkrimin e publikua”.
Ai ka thënë se këto janë procedura të përcaktuara me Ligjin për RTK-në, Statutin dhe rregulloren e brendshme, “prandaj çdo vendim duhet të merret mbi këtë bazë ligjore dhe procedurale”.|rtk