Botë

Sulmet me dronë në Rusi do të rriten, thotë zyrtari ukrainas

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2023

Sulmet me dronë në tokën ruse do të rriten, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas.

Disa sulme me dronë janë nisur kundër rajoneve ruse në javët e fundit dhe Mykhailo Podolyak tha se kjo tregon se lufta po zhvendoset gradualisht në shtetin që e drejton Vladimir Putin.

“Sa i përket Rusisë… ka një numër në rritje të sulmeve të nisura brenda territorit të Federatës Ruse dhe numri i tyre do të rritet”, tha këshilltari presidencial, raporton skynews.

“Sepse kjo është faza e luftës… kur armiqësitë gradualisht po transferohen në territorin e Federatës Ruse,” shtoi ai.

Podolyak gjithashtu përjashtoi bisedimet e paqes për momentin, duke thënë se çdo negociatë do të përbënte “kapitullim” nga ana e Ukrainës.

Sulmet me dron në Rusi janë rritur ndjeshëm në shkallë gjatë ditëve të fundit – në fillim të kësaj jave, ne pamë sulmin më të madh deri më tani.

Gjashtë rajone ruse u goditën brenda një nate, ku një aeroplan transportues u shkatërrua dhe u dogj një aeroport ushtarak.