Botë

Sulme masive, ShBA godet 28 dronë të grupit Houthi në Detin e Kuq

By GAZETA SCANNER 1

March 10, 2024

Komanda e ushtrisë amerikane për Lindjen e Mesme (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kanë rrëzuar të paktën 28 ​​dronë mbi Detin e Kuq “Asnjë anije e marinës apo e koalicionit të SHBA nuk u dëmtua gjatë këtij sulmi dhe se gjithashtu nuk pati raportime për dëme nga anijet tregtare,” tha CENTCOM.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, njoftoi se një anije e Marinës Britanike rrëzoi dy dronë sulmues të nisur nga rebelët jemenas Houthi.

Forcat britanike po marrin pjesë me forcat amerikane dhe franceze, në mbrojtjen e korsive të anijeve në Detin e Kuq , sidomos pas fillimit të sulmeve rebele ndaj anijeve në këtë zonë detare.