Një 21-vjeçar në Suharekë ka gjuajtur me armë zjarri në ajër afër shtëpisë së babait të tij, pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me familjen për pronë.
Këtë veprim, i dyshuari e ka incizuar dhe e ka postuar në rrjetin social “Snapchat” dhe ua ka dërguar vëllezërve të tij.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit dhe më pas e kanë arrestuar atë.
21-vjeçarit i është sekuestruar arma e tipit “Moris by AIAK” e kalibrit 9 milimetra dhe tre fishekë.