Skuadra e Skuadrës që edicionin e ri do të bëjë gara në Superligën e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet për edicionin debutues në elitë. Kjo skuadër e ka vazhduar bashkëpunimin me ndihmëstrajnerin Armend Simnica dhe portierin Arion Ymeri.
“Armend Simnica vazhdon me klubin tonë si ndihmëstrajner i Shpëtim Duros për edicionin e ardhshëm. Simnica u bashkua me klubin në edicion pranveror ku kontribuoi shumë në përgatitjen e skuadrës duke qenë shumë profesional”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Suharekës.
Ndërsa portieri Ymeri do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në vitin 2026.
“Ymeri ishte gardiani kryesor i portës tonë ku paraqitjet e tij kanë bërë që diferenca e golave të pranuar të ishte shumë e vogël e sidomos stinori pranveror ku ishte fantastik me pritjet e tij”, thuhet në njoftim.
Skuadra e Suharekës ka bërë edhe ndryshime tjera në këtë afat kalimtar ku ka angazhuar trajnerin e mirënjohur dhe shumë të suksesshëm nga Shqiperia, Shpëtim Duron në krye të skuadrës, derisa ndihmëstrajner është angazhuar edhe Debatik Curri, ish-trajner i Prishtinës dhe futbollistë i Kombëtares së Shqipërisë. Ndërkohe futbollistët e rëndësishëm si kapiteni Yll Hoxha, Donat Hasanaj, Arvanit Rexhaj, Ilir Syla dhe Mevlan Zeka kanë vazhduar kontratat. Ndërkohe si përforcime kanë ardhur deri tash Fitim Susuri, Eneid Kodra, Nikola Stijepoviq, Alden Skrijelj Lorik Boshnjaku Hysen Memolla.