Sport

Suhareka shijon fitoren e parë në elitë, mposht Dukagjinin

By GAZETA SCANNER 1

August 17, 2024

Skuadra e promovuar këtë edicion në elitë, Suhareka, e ka shijuar fitoren e parë në Albi Mall Superligë. Skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Duro në kuadër të javës së dytë ka realizuar fitore ndaj Dukagjinit, me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë. Dy gola në këtë fitore për verdhezinjtë i shënoi Mevlan Zeka.

Fillimisht shënoi në minutën e 50-të, derisa krejtë sisht në fund realizoi edhe nga pika e bardhë (90’+5’) për shifrat përfundimtare 3:1. Paraprakisht Hekuran Berisha e barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 58-të, por epërsinë e Suharekës e riktheu Jakup Berisha, me golin e minutës së 69-të. Ndeshja ishte mjaft dinamike dhe me raste të shumta, e ku në dy raste sistemi VAR bëri që të anulohen dy gola, nga një për secilën skuadër