Ekonomi

Suhareka ndihmohet me 100 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ministri Kuçi së bashku me kryetarin Muharremaj nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancimin në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

“Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët, duhet të jetë I rregulluar dinjitetshëm dhe bukur. Kështu do të jetë në Suharekë”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa Muharremaj u shpreh se tashmë komuna e Suharekës ka kryer shumë punë në këtë park dhe ende do të investojë, por që përkrahja prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do ta ndihmojë që ky projekt të jetë i finalizuar deri në detaje.