Sport

Suhareka dhe Ballkani, gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2024

Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Më 3 prill, Suhareka do të ndeshet me Ballkanin, ndërsa Prishtina me Dritën.

Dihet se Drita dhe Prishtina janë kundërshtarë të vjetër, ku pritet betejë e ashpër në fushë.

Të dy përballjet luhen në ora 13:00 më 3 prill.

Ndërkaq dy javë më vonë më 17 prill, zhvillohen ndeshjet kthyese.