Sport

Struga eliminohet nga Championsi

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2024

Struga është eliminuar nga faza kualifikuese e Champions League.

Ajo u mposht me rezultat 1:2 edhe në ndeshjen e dytë nga kampioni i shumëfisht i Sllovakisë Slovan Bratislava.

Rezultati i përgjithshëm nga dyja takimet është 6:3 për sllovakët.

Kështu skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, garat do t’i vazhdojë në Conference League.