Rozë

Stresi rezulton pozitiv me Covid-19

Reperi Stresi është artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet artisti me anë të një postimi, ku shfaq një fotografi nga vetura dhe tregon se nga tani do të izolohet.

“Jam konfirmuar pozitiv. Ruani veten un po iki menjiher te vetizolohem”, ka shkruar ai sipër fotografisë.