Gjatë këtyre ditëve reperi i njohur shqiptar, Stresi, u përfol për një lidhje të re dashurie.
Ai thuhej se ka nisur një romancë të re me modelen Klarisa Pengu, pasi u publikua një fotografi e tyre e përbashkët.
Kjo gjë së fundmi u demantua nga vet Arkimed Lushaj (emri i vërtetë i artistit) duke thënë se e ka takuar në koncert.
Stresi (Foto: Instagram)
“O lali unë jam single lali, vajzën e kam parë për herë të parë në një koncert dhe ka ardhur ka bërë një fotografi me mua, kemi qenë me pronarin, ishim duke ngrënë darkë sipër klubit dhe kaq”, u shpreh ai.
Me këtë u nënkuptua se ishte vetëm një foto e çastit, por që 35-vjeçari vazhdon të jetë beqar.
Stresi (Foto: Instagram)
I njëjti gjatë në shoëbizin shqiptar u komentua edhe për marrëdhënien me Keisin, me të cilën ishte në prag të martesës.
Sidoqoftë, dyshja kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin që një kohë të gjatë.