Botë

Stoltenberg takon Borellin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do të takohet të hënën me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe njëkohësisht nën-kryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell në selinë e Komisionit Evropian.

Rikujtojmë që Borrell, ish Ministri i Jashtëm i Spanjës, mori postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetarit të Komisionit Evropian me 1 dhjetor.

Në 5 vitet e ardhshme, Përfaqësuesi i Lartë/Nënkryetari Borrell do të jetë në krye të politikës së jashtme të BE-së.

Ai pason Federica Mogherinin, e cila shërbeu si Përfaqësuese e Lartë/ Nënkryetare nga 2014-2019.