Stoltenberg: Rusia do “ngrirjen” e konfliktit në Ukrainë, për t’u “rigrupuar për një ofensivë më të madhe”

Rusia po kërkon të “ngrijë” përkohësisht konfliktin në Ukrainë, në mënyrë që të “rigrupohet dhe më pas të nisë një ofensivë më të madhe”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur në një ngjarje të organizuar nga Financial Times, Stoltenberg tha se qëllimi i Rusisë ishte “të përpiqet të ketë një lloj pushimi të shkurtër ose një ngrirje të shkurtër të konfliktit në mënyrë që Rusia të rimarrë trupat e saj, të rigrupohet dhe më pas të nisë një ofensivë më të madhe më vonë.

Sipas tij, tani Ukraina ka momentumin, shkruan CNN.

Kujtojmë se Stoltenberg tha javën e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin “po dështon në Ukrainë”.