Lajme

Stoltenberg: Çdo zbarkim i forcave speciale në veri kërkon pajtimin nga KFOR-i

By GAZETA SCANNER 1

September 07, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e saj duke ofruar siguri për të gjithë.

Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdo zbarkim i forcave speciale kërkon miratimin nga KFOR-i, raporton Telegrafi.

“Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin nga KFOR-i dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt mes autoriteteve në Prishtinë dhe KFOR-it…”, tha Stoltenberg.

Ai në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës tha se për NATO-n është esenciale që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë në veri të Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.

E para e shtetit të Kosovës ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë.