Lajme

Steinmeier uron Kosovën: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm i juaji

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti Steinmeier ka thënë se Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen, ndërsa ka theksuar se do ta mbështesë vendin tonë drejt një të ardhme paqësore, evropiane.

“Vendi juaj gjendet para detyrave të mëdha: Forcimi i sundimit të ligjit, sikurse edhe lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar mbeten thelbësore për ta forcuar më tej ekonominë dhe përshpejtuar përafrimin me Bashkimin Evropian. Progresi në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është gjithashtu vendimtar për të ardhmen e Kosovës dhe mbarë Ballkanit Perëndimor. Unë i gëzohem sukseseve të arritura rishtaz, si marrëveshja për njohjen e tabelave të automjeteve dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes së energjisë. Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen dhe do ta mbështes vendin Tuaj me aq sa mundet në hapat e tjerë drejt një të ardhme paqësore, evropiane”, thuhet në letrën e tij.

Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier: