Kombëtarja e Kosovës sonte do t’i bëj konak asaj të Qipros, me takimin që zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” zbresin në fushën e “Fadil Vokrrit”, duke synuar tre pikëshin e tretë me radhë në edicionin e sivjetëm të këtij kompeticioni.
Përballë, të besuarit e Franco Fodës do të kenë Qipron, ndaj së cilës, Kosova ka një bilanc prej 100% edhe pas tri ndeshjeve.
Ndeshja e sontme, nuk do të jetë hera e parë që këto dy kombëtare përballen me njëra-tjetrën, por në fakt, do të jetë e katërta herë.
Kosova e Qipro ishin shortuar në të njëjtin grup, edhe në Ligën e Kombeve, edicioni 2022/23.
Atëbotë, këto dy kombëtare zhvilluan 2 ndeshje, me të dyjat që shkuan në të mirë të “Dardanëve”.
Fillimisht, Qipro ishte mikpritëse, me takimin që u luajt në fillim të shtatorit 2022.
Kosova triumfonte 2-0, me golat e shënuar nga Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.
Ndeshjen e kthimit, Kosova e fitonte edhe më bindshëm. Kombëtarja dardane fitonte në “Fadil Vokrri” 5-1.
Hera e tretë, kur fati i vuri përballë përsëri këto kombëtare, qe 9 shtatori i këti viti.
Kosova udhëtonte në Qipro me probleme të shumta për brenda, por fitoren s’e kontestoi.
2 gola nga Muriqi, një nga Albion Rrahmani dhe një nga Dellova, ia siguruan Kosovës fitoren e parë në edicionin 2024/25 të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e sontme ndaj Qipros, do të jetë e fundit për Kosovën këtë muaj.
Në muajin nëntor, “Dardanët” i shkojnë fillimisht Rumanisë dhe e përmbyllin me Lituaninë në “Fadil Vokrri”.