Teknologji

Starlink në bisedime për të ofruar internet në fluturimet e pasagjerëve

Starlink është në bisedime me disa kompani ajrore për të ofruar akses në internet Wi-Fi në aeroplanët e tyre.

Rrjeti i internetit satelitor ndërtuar nga kompania e Elon Musk pritet prej kohësh të bënte një lëvizje të tillë pasi ofrimi i internetit për zona rurale ishte objektivi kryesor i kompanisë.

Starlink drejt fundit të vitit do të ofrojë akses në internet broadband në mbarë botën. Që prej 2018-ës kompania ka hedhur 1,800 satelitë nga 4,400 që i neovjiten për të ofruar mbulim global me internet satelitor.

Ky lloj rrjeti do të ofrojë shërbim aty ku fibra optike nuk ka mbërritur. Aktualisht shërbimi po testohet me shpejtësi deri në 100Mbps shkarkim dhe 20Mbps ngarkim.

Instalimi i këtij interneti kushton 500 dollarë ndërsa shërbimi çdo muaj 100 dollarë. Megjithatë konkurrentë të rinjë kanë filluar të shfaqen. Amazon synon të lançojë 3,000 satelitë ndërsa OneWeb 640. I pari ende ka hedhur asnjë ndërsa OneWeb 182.

Këto satelitë do të qëndrojnë në orbitën e ulët të Tokës. /PCWorld