Lajme

Stano jep detaje për takimin e nesërm: Do të flitet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

By GAZETA SCANNER 1

October 23, 2024

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur se çfarë do të diskutohet nesër në takimet në kuadër të procesit të dialogut.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se temë do të jetë çdo herë siç ka qenë edhe më herët Marrëveshja e Ohrit.

“Agjenda është si ka qenë në të kaluarën që urgjentisht të startohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe për nevojën që të dyja palët të bien dakord që të arrihet progres në dialog”, ka thënë Stano.

Ndërsa për takim trilateral, Stano është shprehur se “Nëse do të ketë takim trilateral varet në vullnetin e palëve”.

Takimi i nesërm është paralajmëruar të jetë në nivel të kryenegociatorëve.