Lajme

“Stadium nacional, qendër multifunksionale…” Abdixhiku rikthen

By GAZETA SCANNER 1

November 03, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka rikthyer një nga zotimet më të mëdha të kryeministrit Kurti për trajtimin e sportit si “prioritet shtetëror”.

Ndër të tjera, Kurti zotohej se afër kryeqytetit do të ndërtohet qendra më e madhe multifunskionale, stadiumi nacional dhe një program intensiv për t’i mbështetur financiarisht shkollat e sportit.

“Para të gjithë sportistëve dhe sportdashëve të Republikës, zotohem se do e trajtojmë sportin si prioritet shtetëror. Afër kryeqytetit do të ndërtojmë qendrën më të madhe multifunskionale, pjesë e së cilës do të jetë edhe stadiumi nacional si dhe një program intensiv për t’i mbështetur financiarisht shkollat e sportit me theks edukimin sportiv të moshave të hershme.” – deklaronte Kurti në atë botë.

Bashkangjitur zotimeve të kreut aktual të Qeverisë, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e reflektimit për premtimet e pambajtura të Kurtit.