Lajme

Sqarim nga RTK: Audio nga parakalimi është marrë nga organizatori

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2024

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës njofton publikun se audio gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është marrë i miksuar prej organizatorëve.

 

“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjatë transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në sqarimin e menaxhmetit të RTK-së.

Në ngjarje të tilla të drejtpërdrejta, është e vështirë që të evitohet gjithçka, shto këtu faktin se RTK nuk e ka pasë përgjegjësinë në transmetimin e audios nga vendngjarja.

RTK lëshon skandal gjatë transmetimit, dikush dëgjohet duke sharë ushtarët: Shumë të dobët janë kanë, q** nanën