Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka shkruar në lidhje me atë që është parë si tërheqje e kryeministrit Albin Kurti nga hapja e urës së Ibrit, sidomos pas vizitës së shefit të CIA-s, William Burns.
Molliqaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti me këtë ka fituar vota, megjithatë ka izoluar vendin ndërkombëtarisht.
“Tash e sa ditë prej kur presioni diplomatik përfundoi e filloi ai konkret e fizik, nuk kemi turizëm urash. Shkrirja nacionaliste megjithatë ndodhi, mbështetja po rritet. Por cili është realiteti i pamanipuluar në këtë rast. Ura është kufiri i Kurtit. Ura e Ibrit është kufiri i rezistencës së tij. Për pasojë edhe është dështimi i një politike, është kufiri i saj.” – ka thënë ai.
Tutje, Molliqaj ka shtuar se ura është simbolikë politike e trajtimit special të veriut.
“Çfarë ndalon ura kryesore mbi Ibër? Qarkullimin? Jo, njerëzit mund të kalojnë në këmbë. Kalojnë edhe me vetura pak metra më andej. Ura e Ibrit është simbolika politike e trajtimit special të veriut. Trajtim që nesër mund të marrë formë Asociacioni. Sikur ura, as Asociacioni nuk është i menduar si kufi fizik.” – ka thënë ai.
Tutje, Molliqaj ka shtuar:
“Trashje autonomisë në dokumente, rritje e votës, izolim ndërkombëtar. Kështu përmblidhen veprimet e Qeverisë në veri”.
Postimi i plotë: