Receta

Spinaq me djathë të ngrohtë: Ushqim i përsosur nga furra, e duan të gjithë

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2023

Njërin ndër ushqimet më të shijshme nga spinaqi e duan madje edhe ata të cilët e shmangin të hanë perime!

Përbërësit:

– 1 kg spinaq, – 1 qepë, – 2 thelpinj hudhre, – 150 ml ajkë, – 150 g kaçkavall, – 1 lugë vaj, – kripë, piper.

Përgatitja:

Spinaqin e lajmë dhe e grijmë, presim hudhrën imët. Në tenxhere nxehim vajin dhe në të fërgojmë qepën dhe hudhrën, i shtojmë spinaqin dhe i fërgojmë derisa spinaqi të ndryshojë ngjyrën.

Heqim kapakun dhe presim që lëngu të avullojë. Shtojmë ajkën dhe i qesim një filxhan piper, i përziejmë mirë.

I qesin në enën për pjekje, i qesim kaçkavallin e grirë në rende dhe i pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë celsius, derisa kaçkavalli të shkrihet.

Ju bëftë mirë!