Lajme

Specialja lë në paraburgim Shalën

By GAZETA SCANNER 1

September 10, 2024

Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova, Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga Gjykata e Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin.

Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej Gjykatësve Ekaterina Trendafilova, Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

“Më 9 shtator 2024, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej Gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.