Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Jakup Krasniqit i është kthyer kollarja me shqiponjë, e cila iu ndalua një ditë më parë në sallë të gjykimit.
ZPK-ja ka thënë se ndalesa atij i është bërë për “për sqarime”, ndërsa thekson se është konstatuar se e njëjta nuk përbën shkelje të rregullave të paraburgimit.
Para seancës së djeshme, Sigurimi i ZPS-s i kërkoi z. Krasniqi që ta hiqte kravatën duke kërkuar sqarime nga kryeshefi i paraburgimit nëse rregullat e paraburgimit që ndalojnë veshje të caktuara do të zbatoheshin në këtë rast. Kollarja i është kthyer z. Krasniqi dhe shefi i paraburgimit ka konfirmuar se bartja e saj është e lejuar”, ka thënë ZPS-ja për Klan Kosova.
Jakup Krasniqi nuk është lejuar dje të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë i veshur siç kishte planifikuar.
Sigurimi e ka detyruar atë ta heqë kollaren, siç ka bërë të ditur në krye të seancës Venkateswari Alagendra, avokatja e Krasniqit.
“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr??”, ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje.