Sport

“Spartanët” shqiptarë të Pragës sonte kërkojnë 3 pikë të reja në Champions League

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2024

Një fitore, një barazim dhe një humbje.

Kjo është ecuria në tri ndeshjet e para të UEFA Champions League, për kampionët e Çekisë, ku luajnë plot pesë shqiptarë.

Sparta e Pragës e cila fitoi ndeshjen e parë në 3-0 kundër austriakëve të Salsburg, barazoi 1-1 në të dyten, si mysafire e Shtutgartit, kurse humbi 5-0 në “Etihad Stadium” prej gjigjantëve Manchester Cityt.

Sonte Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci, do të jenë në dispozicion të trajnerit Lars Friis, derisa Enes Osmani nuk është i përfshirë në ekipin që garon në këtë kompeticion.

Përballë tyre në stadiumin “epet Arena” të kryeqendrës çeke, do të shfaqen francezët e skuadrës Brest.

Këta të fundit e jetojnë ëndrrën e tyre, meqenëse në pjesmarrjen e parë në Ligën e Kampionëve, në histori të klubit, ende nuk kanë humbur, duke marrë dy fitore e një barazim në tri ndeshje të zhvilluara, raporton Klankosova.tv.

Stade Brestois 29 e nisen me fitore 2-1 kundër austriakëve Sturm Graz, vazhduan me triumf edhe në duelin e dytë si mysafirë të një tjetër ekipi nga Asutria, FC Red Bull Salzburg, duke e mundur 0-4, kurse nuk u mposhtën as nga Leverkuseni i Granit Xhakës, duke ia marrë një pikë në shtëpi “aspirinave”.