Ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj, është arrestuar sot në mëngjes.
Beqaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në koncesionin e sterilizimit.
Pas disa viteve hetim, në mars të këtij viti i ishte konfirmuar akuza për shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.
Për këtë rast janë të akuzuar edhe 8 persona tjerë.
Në mesin e tyre, akuzohet edhe ish-zëvendësministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj.
Të dyshuar janë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit, raporton TCh.