Lajme

Spahiu për kufirin: Mund të jetë tentim për të larguar vëmendjen nga telashet e Vuçiqit me opozitën

By GAZETA SCANNER 1

September 07, 2024

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, ka folur lidhur me mbylljen e kufirit të Serbisë për Kosovën.

Ai supozon se kjo mund të jetë një tentim për të zhvendosur larguar vëmendjen nga telashet që ka presidenti serb Aleksander Vuçiq me opozitën, për shkak të litiumit, dhe çështjeve tjera.

“Mund të përdoret si kartë nga ana e presidentit Vuçiq, por neve nuk na interesojnë problemet e brendshme të Serbisë, na intereson raporti që kemi me Serbinë, dhe përpjekjet tona do të duhej të jenë përpjekje për ta detyruar Serbinë ta njoh Kosovën”, u shpreh ai në “Edicionin Special.