Lajme

Spahiu: Ose të implementohet marrëveshja ose të fillohet luftë, nuk ka më tjetër

By GAZETA SCANNER 1

June 27, 2024

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu dështimin e takimit mes kryeminstrit të vendit , Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq e ka quajtur mundësi për dy zgjedhje: impementimin e marrëveshjeve ose fillimin e luftës.

Spahiu në emisionin Politiko të Kanal 10, dështimin e takimit mes dy palëve e quajti lajm të keq për mbarë rajonin dhe të gjithë ata që përpiqen për realizimin e paqes mes dy shteteve fqinje.

“Po është dashur të caktohej një datë kur palët do ti kryenin obligimet e veta, një datë kur Kosova do e themeloj asociacionin dhe Serbia do të hap misionin permanent në Kosovë dhe kur Kosova do të hapte misionin e vet permanent në Beograd. Domethënë këto dy gjëra janë thelbësore në planin Franko-gjerman dhe me marrëveshjen e arritur dhe vetëm kësi soji do të mund ta dinin se kush do me respektua dhe kush jo dhe se çfarë në të vërtetë ka brendësia e këtyre takimeve, të cilat tashmë pas përfundimit të pazarit i shoh të kota, nuk ka më se cka të bisedohet, duhet ose të implementohet ose të fillohet luftë nuk ka më tjetër, është natyrisht një lajm i keq për Kosovën, e lajm i keq duhet të jetë edhe për Serbinë edhe për rajonin të gjitha ata që përpiqen të bëjnë paqen mes Kosovës dhe Serbisë.