Lajme

Spahiu: Nëse Serbia nuk dorëzohet, do të ketë luftë

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2023

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, vlerësoi që nëse Serbia nuk dorëzohet nga këto sulme terroriste, atëherë mund të ketë luftë.

Madje sipas tij, të gjitha zhvillimet e fundit në veri, u bënë me synim që Serbia ta zë një pozicion në tavolinën e bisedimeve.

“Nëse Serbia nuk dorëzohet, do të ketë luftë. Fakti që Kosova ka dalë fitimtare në këtë betejë, erdhi nga sakrifica e një rreshteri të policisë. Arsyeja konkrete e kësaj u bë për të zënë Serbia pozicion në tryezën e bisedimeve. Siç po shihet, planet kanë qenë të depërtojnë në pjesën jugore. Me tërë këtë arsenal armësh, nëse nuk do të ziheshin në bërthamë, Kosova tashmë do kishte qindra të vrarë, do kishte pengje, e pastaj, shtetet tjera do të hezitonin ta quanin terrorizëm, por do t’ia vënin një emër tjetër”, deklaroi Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Më tej, Spahiu pretendoi që shteti serb nuk do të dorëzohet me kaq.